Site icon Telegrafi

Burri 128 kilogramësh mbyt gruan duke u ulur mbi të

Zënka e cila i ka paraprirë fundit tragjik, ka ngjarë në muajin prill të vitit 2006, kur burri nuk ka pranuar që në kompjuterin e tij të dëgjonte këngën e preferuar të gruas së tij, të cilën e këndon këngëtari italian, Al Bano.

Konflikti ka eskaluar kur gruaja e inatosur e ka gjuajtur burrin e saj me shishe të birrës, ndërsa ai i është "kundërpërgjigjur" me goditje dhe në fund është ulur mbi të për dy minuta, ka thënë zëdhënësi i gjykatës.

I akuzuari, gjatë kohës së kësaj ngjarje ka qenë dyfish më i rëndë se gruaja, përderisa gjatë gjykimit ka pohuar se rastësisht ka rënë mbi të.

Exit mobile version