Sipas policisë, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, duke iu referuar dhe konfliktit që ka patur Kola me një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit është tejet e rëndë dhe menjëherë ai është transportuar për një ndihmë mjekësore më të specializuar për në Spitalin Ushtarak.
Policia tashmë ka nisur hetimet paraprake dhe është vënë në ndjekje të autorit./Telegrafi/