Luke Doci, 40 vjeç rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës ka qëlluar me sëpatë bashkëshortin e saj Vladimir Doci 50, vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend, raporton TCH.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. Shkak për këtë ngjarje të rëndë mësohet se është bërë xhelozia e gruas për një 18-vjeçare që bashkëshorti kishte disa ditë që e kishte sjellë në shtëpi.
Në grindje e sipër, 40-vjeçarja ka marrë sëpatën që ndodhej në oborr dhe ka qëlluar mbi bashkëshortin. Policia ka ndaluar autoren dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /Telegrafi/