Një çift nga Dakota e Jugut vdiqën brenda 12 orëve nga njeri-tjetri pasi të dy u përballën me beteja të ndara me kancerin.
Steve Hawkins, 58 vjeç dhe gruaja e tij, 52-vjeçarja Wendy Hawkins, vdiqën të dy më 23 dhjetor pasi u përballën me kancerin, sipas Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Qarkut Yankton.
Një GoFundMe i krijuar për familjen thotë se ata të dy vdiqën brenda 12 orëve nga njëri-tjetri, transmeton Telegrafi.
Steve Hawkins kishte jetuar me kancer për gati pesë vjet, ndërsa Wendy Hawkins u përball me një betejë të shkurtër me sëmundjen.
Çifti kanë lënë pas tre fëmijët e tyre, Brad, Mandi dhe Trent, të cilët janë të gjithë në të 20-at. /Telegrafi/