Të shtunën në Podujevë, rreth orës 15:00, një baba ishte paraqitur në polici, duke raportuar se vajza e tij është viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar çiftin, të cilët kishin pësuar lëndime gjatë përleshjes në mes veti. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF – Podujevë.
Të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar.
E dyshuara ka shkuar te prindërit e saj. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/