Site icon Telegrafi

Burra të maskuar sulmojnë klientët me shkopinj, derisa po hanin në një restorant në Londër (Video)

Një video shokuese që tregon tre burra që përdorin armët tek njerëzit në një restorant është publikuar nga mediat e huaja.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, janë dy burra ata të cilët mund të shihen duke përdorur atë që duket të jenë shkopinj në disa njerëz të padukshëm të ulur në një tavolinë ndërsa shishet dhe pjatat dëgjohen duke u rrëzuar në sfond.

Në fillim të filmimit, një njeri mund të shihet duke ikur nga skena në mënyrë të dëshpëruar, pasi dy burrat, të cilët janë me kapuç për të fshehur identitetin e tyre.

Ata përpiqen dhe godasin objektivat e tyre, ndërsa britmat e një gruaje dhe disa burrave dëgjohen në sfond.

Pamjet thuhet se janë bërë në një restorant indian në kryeqytetin britanik, Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version