Site icon Telegrafi

Burra të maskuar dhe të armatosur që kërcënojnë pasagjerët në aeroplan – pamjet që rezultuan të kenë qenë të një ‘stërvitjeje’ nxisin reagime të ashpra

Janë publikuar disa pamje të frikshme të cilat tregojnë një aeroplan të rrëmbyer nga njerëz të maskuar dhe të armatosur gjatë asaj që u konfirmua më vonë se ishte një stërvitje e linjës ajrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme u shpërndanë në mediat sociale në përshkrimin e të cilave shkruhej: “Një aeroplan u rrëmbye me pasagjerë në Meksikë, me shpresë se të gjithë janë të sigurt”.

Videoja fillon me burra të maskuar duke ecur përmes aeroplanit të pasagjerëve ndërsa mbanin mitralozë.

Në video, njëri prej rrëmbyesve bërtet “nuk ka kohë, ne do të fillojmë të vrasim pasagjerë”.

Por linja ajrore është detyruar të lëshojë një deklaratë duke thënë se videot që qarkullojnë në mediat sociale të një “rrëmbimi” në një prej fluturimeve të saj ishte në të vërtetë një stërvitje.

Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejtë në pyetjen pse videoja filloi të shpërndahej në rrjete sociale, pa pa një shpjegim të hollësishëm.

Interjet ka lëshuar një deklaratë që shpjegon se stërvitja është kryer në 5 tetor.

Ata konfirmuan se ishte një ngjarje e organizuar për të ndihmuar stafin të merrej me kërcënime të mundshme terroriste dhe ajo u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar Ciudad del Carmen – dhe jo në ajër. /Telegrafi/

Exit mobile version