Telegrafi

Burnley ndal Arsenalin

Topçinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të Cesc Fabregas (7’), i cili shënoi nga 11 metra.

Vendasit barazuan rezultatin nga pika e bardhë, prej ku i pagabueshëm ishte Graham Alexander (28’). Ndërsa ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Pas këtij barazimi, Arsenali do të mbajë pozitën e tretë në tabelë falë golaverazhit më të mirë se Aston Villa që ka pikë të barabarta. Ndërsa tani, Topçinjtë janë tetë pikë prapa liderit Chelsea. /Telegrafi/