Telegrafi

Burnley 0-4 Chelsea, notat e lojtarëve

(Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtimin e tyre te Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.

Blutë e Londrës kanë vazhduar serinë pozitive duke fituar thellë ndaj Burnleyt dhe duke u ngjitur përkohësisht në pozitën e dytë në tabelë.

Golat në këtë fitore të Bluve u shënuan nga Alvaro Morata (22′), Ross Barkley (57′), Willian (62′) dhe Ruben Loftus-Cheek (90+).

Lexo po ashtu Chelsea rikthehet te fitorja, mposhtë bindshëm Burnleyn në udhëtim

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli brazilian, Willian, i cili u vlerësuar me notë 9.2, ndërsa me notë të njëjtë u vlerësua edhe Barkley.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen e vendasve, Matthew Lowton dhe Johan Gudmundsson, të cilët u notuan me 5.4. /Telegrafi/

Burnley:

Chelsea: