Burnley 1-3 Arsenal, nota e Mustafit dhe të tjerëve Arsenali ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 3-1 në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19 në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë arritur të fitojnë ndeshjen e fundit në kampionat, por kjo nuk i ka ndihmuar të rrëmbejnë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ashley Barnes (65′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (52′, 63′) dhe Edward Nketiah (90′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Aubameyang, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas Tom Heaton që u notua me 5.7.
Për 90 minuta luajti në këtë ndeshje edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 8.0.
Burnley:
Arsenal:
/Telegrafi/