Telegrafi

Burnley 0-4 Chelsea, notat e lojtarëve – Shkëlqen James

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke treguar forcën e tyre kësaj radhe ndaj Burnleyt në stadiumin Turf Moor.

Golat në këtë fitore të ekipit të Thomas Tuchel u shënuan nga Reece James (47’), Kai Havertz (52’, 55’) dhe Christian Pulisic (69’).

Lexo po ashtu Chelsea fiton thellë në udhëtim te Burnley

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori i djathtë i Bluve, James, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Nick Pope që u notua me 5.5

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/