Manchester City ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e tyre në udhëtim në kuadër të 1/8-tës në Carabo Cup apo e njohur ndryshe edhe si EFL Cup.
Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola kanë vazhduar fitoret edhe në 1/8-tën, duke mposhtur Burnleyn në udhëtim dhe duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.
Golat në këtë fitore të Cityt u shënuan nga Raheem Sterling (35’, 49’) dhe Feran Torres (65’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anglezi Sterling, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 9.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin vendas, Kevin Lang që u vlerësua me notë 5.8.
Burnley:
Man City:
/Telegrafi/