Liverpooli ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.
Reds kanë vazhduar dominimin në kampionatin anglez, duke fituar edhe ndeshjen e katërt me radhë nga po kaq ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Golat në këtë ndeshje për Liverpoolin u shënuan nga Chris Wood (AG, 33′), Sadio Mane (38′) dhe Roberto Firmino (80′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Firmino, i cili pas golit të shënuar dhe një asistimi u notua me 9.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e vendasve, Wood dhe Ben Mee, të cilët u vlerësuan me notë 5.4.
Burnley:
Liverpool:
/Telegrafi/