Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Qytetarët nuk kanë gabuar në ndeshjen e tyre të radhës, pasi kanë marrë fitore në udhëtim te Burnley dhe janë kthyer lider të kampionatit.
Golat në këtë fitore për ekipin e Pep Guardiolas u shënuan nga Kevin de Bruyne (5’) dhe Ilkay Gundogan (25’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte gjermani Gundogan dhe anglezi Raheem Sterling, të cilët u vlerësuan me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin vendas, Charles Taylor që u notua me 6.2
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/