Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur sot ka miratuar Projektligjin për kompetencat e delegacionit për dialog si dhe platformën për dialogun.
Analisti politik, Blerim Burjani, ka thënë për Telegrafin kjo platformë i shërben politikanëve për konsum të brendshme.
“Kjo nuk hapë as nuk mbyllë asgjë si platformë, por kjo platformë është shprehje e vullnetit politik të Kosovës, kjo platformë i shërben vetëm politikanëve kosovar për konsum të brendshëm. Kjo platformë është vetëm letër e disponimit paraprak për dialog, dhe nuk do të prodhojë asnjë efekt përveç vullnetit të Kosovës për lojë të brendshme në Kosovë. Madje në këtë platformë ka gjëra që nuk duhet të jenë fare dhe më mirë do të ishte që Kuvendi të aprovonte një skenar politik të mundshëm se sa një platformë që nuk obligon as Serbinë e as Bashkësinë Ndërkombëtare të merret me të”, ka thënë ai.
Burjani ka theksuar Kosova edhe po të ketë marrëveshje me Serbinë, sipas tij nuk ka asnjë garancion që do të ketë ulëse në OKB.
“Duhet dialogu të respektohet si bisedime teknike, por jo politike. Normalizimi nuk duhet të nënkuptoj vetëm shkëmbim apo korrigjim, një përkufizim territorial duhet të ndodhë në mes shteteve por jo edhe tema të tjera për ndryshim, pra përkufizim me kufij duhet të ndodhë. Kosova edhe po të këtë marrëveshje me Serbinë nuk ka asnjë garancion që Rusia dhe Kina pajtohen për ulëse në OKB. Nuk ka asgjë si garancion. Serbia nuk pyetet nga Kina dhe Rusia se çfarë duhet të bëjnë në Këshillin e Sigurisë, pra nuk ka asgjë”, është shprehur ai./Telegrafi/.