Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” e cila ndodhet në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurit shqiptar.
Për nder të 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë kjo ndërtesë ka marrë pamjen “Kuq e zi”.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar pamjet e ndërtesës.
“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, shkruan Pacolli në Facebook.
Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të shumta. /Telegrafi/