Në Ditën e Flamurit për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Burj Khalifa është zbukuruar me flamurin e bukur kombëtar.
Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Burj Khalifa kuqezi je ti”,shkroi Rama.
Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.
Kjo ndërtesë konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë.
Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të shumta. /Telegrafi/