Site icon Telegrafi

Buriq: Kroacia mbështet integrimin e Maqedonisë

Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinoviç Buriq, e cila ndodhet për vizitë në Maqedoni sot ka thënë se Maqedonisë nuk do t’i mungojë mbështetja e Kroacisë në rrugën euroatlantike.

“Maqedonia në Kroacinë mund të llogarisë në mike të vërtetë dhe të sinqertë. Sapo të zgjidhet çështja e emrit, e cila mendoj se është pengesa e vetme për momentin që të hapen negociatat me BE-në dhe NATO-n, Kroacia do ta japë mbështetjen e saj. Mendojmë se Maqedonia është e gatshme sa më shpejt të futet në proces, ndërsa sapo të fillojë procesi ai do të zhvillohet me shpejtësi të madhe, ndërsa ne do të jemi pranë Maqedonisë”, theksoi Marija Pejçinoviq Buriq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa homologu i saj Nikolla Dimitrov tha se mbështetja e Kroacisë ka shumë domethënie për Maqedoninë.

Ndërsa në insistimin e palës greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, Dimitrov tha se është më e dobishme që të flitet për qëllime, në vend të pozicioneve ekskluzive. Në të kundërtën, shtoi ai, ulen mundësitë që sa më shpejtë të vihet në zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët.

Dy ministrat në takim kanë folur edhe për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, politikat e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal si dhe për pozitën e pakicave të të dyja palëve të dy vendeve.

Exit mobile version