Site icon Telegrafi

Burim Ramaj, shqiptari që fitoi ulëse në asamblenë e Kantonit Fribourg të Zvicrës

Burim Ramaj, i zgjedhur në kryesinë komunale të Kantonit Fribourg të Zvicrës, ka thënë se falë votave të shqiptarëve që jetojnë atje, ai është bërë pjesë e këtij ekzekutivi.

“Kjo është një gjë që nuk ka ndodhur shumë herë në Zvicër, unë jam pjesë e ekzekutivit në këtë Kanton. Pjesë e kryesisë komunale jam zgjedhur përmes votave të bashkombasëve të mi që jetojnë në këtë shtet”.

Ramaj ka thënë se do të punojë për interesat e shqiptarëve që janë atje, njofton Klan Kosova.

“Unë do t’i përfaqësoj në mënyrë direkte interesat e shqiptarëve. Pos kësaj, do të jem person kontaktues për të gjithë dhe i besueshëm për të gjithë njerëzit që më kanë votuar. Angazhimi im do të jetë në nivelin e integrimit dhe kultivimit të të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë Ramaj.

Exit mobile version