Site icon Telegrafi

Burim Ramadani tregon pse po i shesin votat deputetët

Njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani është shprehur se nuk habitet me, siç thotë ai, shitjen e votës nga deputetët.

Kjo pasi, sipas tij, ata dhe ato i kanë blerë votat nga komisionerët dhe qytetarët, veç për të qenë në situatë ku mund ta shesin votën pastaj.

“Kaq e dukshme është”, thekson ai.

Duke dhënë tri pika me të cilat ai paraqet gjendjen aktuale të shitblerje së votave, thotë se ky veprim i tillë është rrokullisja që i ka ndodhur këtij vendi dhe kësaj “demokracie” tonën.

Lexo postimin e tij të plotë në Facebook:

“Nuk habitem me deputetët dhe deputetet që shesin votën!

Ata dhe ato i kanë blerë votat nga komisionerët dhe qytetarët, veç për të qenë në situatë ku mund ta shesin votën pastaj!

Kaq e dukshme është!

Komisionerët dhe qytetarët që shitën votat janë bashkë-kryesit e krimit! Sigurisht dhe pandashëm, bashkë me blerësit e atyre votave, që janë kriminelët e vërtetë!

E kjo, shit-blerja e votave të qytetarëve, është rrokullisja që i ka ndodhur këtij vendi dhe kësaj “demokracie” tonën.

Kur, në jo pak raste, më kërkonin pa pikë turpi dhe direkt para për vota, në zgjedhjet e 2014-tës, tronditja ime nuk ishte veç aty për aty, por thellë në bindjet e mia. Sepse, e kam pasur të qartë se çfarë fatkeqësie është kjo dhe sa shumë mund të zgjat kjo fatkeqësi zinxhirore”, ka shkruar Ramadani.

Exit mobile version