Telegrafi

Burim Hoxha do të vijë me baladë të re, pamje nga xhirimet e klipit (Foto)

Këngëtari Burim Hoxha është në përgatitje të baladës së re me titull “Sa Larg”, të cilën e ka realizuar me videoklip.

Alqi Janaqi qëndron pas kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe e ka shkruar tekstin.

Këngëtari ka bërë të ditur se kënga është punuar në Tiranë, ku është xhiruar edhe videoklipi, ndërsa do të lansohet këtë muaj.

Më poshtë jua sjellim disa fotografi nga xhirimet e klipit.

Ndryshe, “Shok” titullohet njëra prej baladave më të fundit të realizuar nga Burim Hoxha që është lansuar para një viti. /Telegrafi/