Burim Hoxha është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar dhe ndër më të kërkuarit në tregun shqiptar.
Ai është duke përgatitur këngë të reja muzikore dhe së shpejti do të nis të mbajë koncerte anembanë trojeve shqiptare.
Por, duket se para se të nis sezonën me suksese, këngëtari ka qenë i pranishëm në një aheng familjar.
Prizrenasi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se shkëlqen së bashku me të fejuarën Dafina Xhemajlin, me të cilën janë në lidhje disa vite.
Madje, dyshja pritet që të kurorëzojë gjatë këtij viti fejesën e tyre me martesë në një ceremoni mes familjarëve dhe miqve.
Ndryshe, “Ah Dashni” është kënga e fundit e këngëtari, e cila është pëlqyer mjaft shumë nga publiku. /Telegrafi/