Telegrafi

Burim Hoxha flet rreth projekteve të reja dhe zbulon shumë të pathëna (Video)

Këngëtar Burim Hoxha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Përball gazetares Nita Brisku, këngëtari ka shpalosur detaje nga e kaluara tij, më saktësisht sukseset në karrierë dhe çmimet e shumta në festivale, gjersa nuk ka lënë pa përmendur edhe planet që mendon t’i realizojë në të ardhmen.

“Sa larg” mban titullin balada e re që ai mendon ta sjellë së shpejti së bashku me videoklip, gjersa brenda vitit planifikon gjithashtu që të realizojë edhe disa projekte të tjera, ndër to edhe një album live me këngë popullore.

Lexo po ashtu Burim Hoxha do të vijë me baladë të re, pamje nga xhirimet e klipit (Foto)

Ndërkohë, i pyetur për marrëdhëniet me kolegë, këngëtari Hoxha është shprehur se ruan raporte të mira me shumicën prej tyre, dhe se nuk ka pasur ndonjëherë probleme.

Për më shumë mund të ndiqni intervistën e tij të plotë në “Reload”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_DFCrFyxRSM&feature=youtu.be