Koordinatori i QNR, Burim Ahmetaj ka rekomanduar që për rreth 38,000 aplikime nga diaspora që nuk kanë mundur të verifikohen në telefon të pranohen si votues të rregullt nga diaspora.
Kryetarja e KQZ-së nga ana tjetër ka rekomanduar që të miratohet lista e personave me të drejtë vote nga diaspora që janë 103,582 aplikues.
“Të gjitha ata që kanë bashkangjitur dokumentacione janë përfshirë në listën e votuesve nga diaspora. Askujt nuk do t’i mohohet e drejta për të votuar”, tha Daka.
Daka tha se asnjë email nuk ka mbetur pa u kontrolluar dhe të gjitha aplikimet janë verifikuar pavarësisht se sipas saj jo të gjithë janë thirrur në telefon.
Anëtari i PDK-së në KQZ Arianit Elshani ka përshëndetur propozimin që të pranohen si votues edhe rreth 38,000 persona që nuk kanë mundur të verifikohen me telefon.
“Ne si sekretariat i KQZ-së kemi pasur dakordim që edhe këta persona të përfshihen në listën e votuesve”, deklaroi Elshani./Telegrafi/