Telegrafi

Burgu vlen edhe për demat

Njerëzit e fshatit Canalumtic thonë se demi ua ka asgjësuar fushat e tyre të misrit dhe u ka shkatërruar dy dyqane druri, raporton revista Metro.

Komanduesi i policisë Felipe Gomez ka thënë se demi nuk do të lirohet derisa pronari të mos paguajë për dëmet, të cilat do të përcaktohen nga një gjykatës lokal.

Pronari, Moises Santiz, ka thënë se ai do të paguajë maksimalisht 400 dollarë, po aq sa kishte paguar për demin katër muaj më parë.

Santiz ka thënë se e kishte blerë kafshën me 4 nëntor dhe e kishte lëshuar të kullotur. Demi u zhduk më 1 mars, dhe më pas u gjet i lidhur në oborrin e një shtëpie private në Canalumtic, si i burgosur nga një banor i nevrikosur.

Kjo nuk është hera e parë që një kafshë burgoset në shtetin jugor meksikan të Chiapas. Vitin e kaluar, një qen është mbyllur për 12 ditë rresht pasi që e kishte kafshuar dikë. Pronarët e tij ishin urdhëruar të paguajnë gjobën prej 20 dollarësh.