Site icon Telegrafi

Burgu në Tajvan si shkollë arti

“Prej se kam ardhur këtu në korrik kam zënë miqësi të re. Jam dënuar me shtatë vjet burg për një plaçkitje. Jam më i lumtur se kur isha në liri”, thotë Wang për AFP.

Pasi dy herë në javë bën prova për vallëzimin për vitin e ri Hënor, këta 2.011 të burgosur performuan para ministrit të Drejtësisë, Tseng Yung-fuo, dhe atë me temën e këngës së pop divës së atjeshme A-Mei.

“Mendoj se kemi thyer rekord botëror”, thotë Tai Shou-nan, i cili kujdeset për 2.724 të burgosur, ndërsa ata janë tinejxherë dhe persona në vitet e njëzeta të jetës.

Tajvanezët kështu dëshirojnë të thyejnë rekordin e filipinasve të cilët u bënë sensacion në internet kur 1.200 prej tyre vallëzuan nën ritmet e këngës “Thi sis It” të Michael Jacksonit. /Telegrafi/

Exit mobile version