Site icon Telegrafi

Burgu i “Idrizovës” kaplohet nga zjarri, evakuohen një pjesë e të burgosurve

Në burgun e Idrizovës, shpërtheu zjarr në pjesën e vjetër të ndërtesës këtë pasdite, me çka janë thirru njësiti i zjarrfikësve, ndërsa një pjesë e të burgosurve u evakuuan nga hapësirat.

Drejtori i burgut Boby Mojsoski për “Makfaks” tha se zjarri shpërtheu në pjesën e burgut ku mbaheshin batanije dhe dyshekë.

“Kishte tym, pas së cilës policia e burgut reagoi, së pari i hoqi të burgosurit që ishin në dhomë për momentin dhe më pas shuan zjarrin. Gjithashtu u thirr edhe njësiti i zjarrfikësve, por edhe pse arritën shpejt dhe me dy automjete, zjarri ishte shuar tashmë”, tha Mojsoski.

Ai shtoi se policia plotësisht do të konfirmojë shkaqet e shpërthimit të zjarrit./Telegrafi/

Exit mobile version