Drejtoria e burgut të Idrizovës ka reaguar ndaj informacioneve se në këtë burg është mbajtur një e burgosur me sëmundjen e Ulçerit, për të cilën thuhej se edhe pse ka kërkuar ndihmë mjekësore, kompetentët nga burgu nuk i kanë ofruar shërbime mjekësore, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nuk është e vërtet se shërbimet mjekësore në burgun e Idrizovës nuk janë kujdesur dhe nuk e kanë ndjekur gjendjen e saj shëndetësore. Ajo disa herë është kontrolluar tek ne dhe sipas vlerësimit të mjekut ajo ishte e turpshme, jovetëm këtu por edhe në klinikën e Shkupit. Ajo është operuar dhe fatmirësisht për momentit është në gjendje të mirë”, deklaroi Zhivko Pejkovski./Telegrafi/