Site icon Telegrafi

Burgu famëkeq i shndërruar në shtëpi moderne (Foto)

Pamjet e tregojnë shtëpinë moderne, në një pjesë malore të Bejrutit të Libanit, të ndërtuar në godinën që ishte burg famëkeq për 28 vjet.

Disa prej imazheve, tregojnë se si duket ndërtesa e braktisur nga forcat ushtarake pas luftës, si dhe përfundimet e mahnitshme që janë bërë pas punimeve të shumta, transmeton Telegrafi.

Nabil Gholam Architects kanë punuar në të ashtuquajturën “Shtëpi me dy jetë”, që është e vendosur një një pamje me peizazh përrallor.

Mirëpo, jo gjithçka është kryer me lehtësi. Deri në finalizimin e renovimit kanë kaluar shtatë vjet, ndërsa në të punuan 120 punonjës, ndërsa u shpenzuan mbi dhjetë milionë dollarë.

Për ta bërë sa më moderne, në kulm ka edhe panele diellore, teksa në brendi ndodhet pishina, kinemaja, studio e artit dhe ballkone të gjëra me pamje nga malet.

Objekti i ndërtuar më 1930, ishte destinuar për pushimore, por pozita strategjike ku ndodhet, ka bërë që të bëhet bazë ushtarake.

“Për 28 vjet ishte një burg famëkeq, ku të burgosurit rriheshin brutalisht dhe rrallë shpëtonin të gjallë”, është thënë lidhur me godinën e shndërruar tani në shtëpi.

Madje, punonjësit kanë gjetur edhe kamxhik dhe pajisje elektrike, me të cilat beohet se janë përdorur për torturim. /Telegrafi/

Exit mobile version