Site icon Telegrafi

Burgu australian i sigurisë së lartë privilegjon të burgosurit, por 600 kamera monitorojnë çdo lëvizje (Foto)

Në burgun e ri të sigurisë së lartë, që është ndërtuar në Australi, të burgosurit nuk qëndrojnë në qeli, mund të bëjnë telefonata kur të duan dhe shikojnë çfarë të duan të televizionin e tyre të ndjeshëm në prekje – por, janë nën mbrojtje shumë të lartë.

Ky është Hunter Corectional Centre, që ndodhet në Sydney dhe autoritete e burgut, konsiderojnë se është e ardhmja e burgosjes së vrasësve më të ligë, dhunuesve dhe kriminelëve të karrierës, transmeton Telegrafi.

Të 400 meshkujt e mbyllur aty, gëzojnë privilegje që nuk gjenden në burgjet tjera, të gjithë punojnë dhe i nënshtrohen aktiviteteve edukuese, që të përgatiten për jetë normale.

Ata monitorohen nga njësitet elite, që janë gati të intervenojnë me shpejtësi në çdo moment, teksa 600 kamera monitorojnë çdo lëvizje të tyre.

Çfarë mund ta befasojë çdokënd, është se prej që është hapur ky burg me plan të hapur para gjashtë muajsh, nuk ka pasur as një sulm të vetëm ndaj ndonjërit prej 220 anëtarëve të stafit.

Nuk ka pasur asnjë vrasje apo tentim për arratisje, teksa raportohet për vetëm një vet-lëndim, ndërsa sulmet ndaj të burgosurve tjerë janë shumë më të ulëta se në burgjet tjera të sigurisë së lartë.

Zëvendësimi i qelive me kabina dhe privilegjet e shumta, ka bërë që ata të jenë shumë më të qetë dhe bashkëpunues.

Me anë të aplikimit të këtij sistemi, kërkohet të arrihet të ndërlidhet i burgosuri me punën, edukatën dhe sistemin normal të jetesës. /Telegrafi/

Exit mobile version