Një gangster i thotë avokatit të tij:
– Dëgjo, nëse arrin ta bësh që të shkoj një vit në burg, e ke një çantë me para. Nëse nuk e bën, të shkon koka!
Pas procesit gjyqësor, merret vendimi: I pandehuri dënohet me një vit burg!
Gangsteri i lumtur e përqafon avokatin dhe i thotë:
– Si ia arrite, a e pate të vështirë?
– Jashtëzakonisht vështirë!
– E pse?
– Po, gjykatësi dëshironte të të lirojë, e derisa e binda…