Një i burgosur në Tennessee ka zgjedhur të vdesë në karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës.
David Earl Miller, i dënuar me vdekje, u ekzekutua në karrigen elektrike pas debateve se injektimi do t’i shkaktonte më shumë vuajtje.
Ai ishte i fundit mes një numri në rritje të burgosurish që u përpoqën të shmangnin injektimin vdekjeprurës pas disa ekzekutimeve të dështuara.
Gjithashtu një i dënuar tjetër nga Tennessee, Edmund Zagorski, vdiq në karrige elektrike muajin e kaluar.
Injeksioni vdekjeprurës është metoda kryesore e ekzekutimit në shtet.
Sidoqoftë të burgosurit kanë të drejtë që të zgjedhin mbi mënyrën e vdekjes.
Para ekzekutimit të Zagorskit, karriga elektrike nuk ishte përdorur që nga viti 2013.
Milleri u shpall i vdekur të enjten në orën lokale 19:25 në Institutin Maksimal të Sigurisë në Riverbend në Nashville.
Ai u deklarua fajtor për vrasjen e një 23-vjeçareje me probleme mendore në vitin 1981.
Në gjykatë, Miller dhe Zagorski kujtuan ekzekutimin e Billy Ray Irick, që u kthye në ngjyrë vjollcë dhe iu deshën 20 minuta kohë për të vdekur, raportoi AP. /oranews/