Policia e Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese në Lipjan një oficer ka raportuar për një zjarrvënie të qëllimshme në një pavijon-banjë nga një i burgosur.
Nga zjarri është dëmtuar një pajisje e banjës në vlerë të vogël.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, kurse i dyshuari mbetet në ditët në vazhdim të intervistohet.
Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/