Një i burgosur është filmuar nga kamerat e sigurisë duke tentuar të arratiset nga gjykata, përmes një korridori të mbushur me gardianë e policë.
Jeffrey Hope, 28-vjeç, pati guximin të tentojë të arratiset brenda ndërtesës së gjykatës në Hamilton, vetëm disa minuta para se të paraqitej në bankën e të akuzuarve, transmeton Telegrafi.
Hope është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar nëpër korridor, me shpresën se do të arrijë t’ju ikë policëve dhe gardianëve.
I veshur me rrobat bardhë e zi, Hope u prangos shpejt nga policët ku dhjetëra prej tyre i vihen pas. Ai pritej të ulej në bankën e të akuzuarve, ku mbi 5 vepra penale rëndojnë mbi të. /Telegrafi/