Një i burgosur në Florida i cili sulmoi një roje dhe u përpoq të mbyste atë me një peshqir, u shtri përtokë nga të burgosurit tjerë, kur ata ndërhynë për të shpëtuar oficerin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e sigurisë brenda burgut Falkenburg Road në Tampa që kanë kapur momentin kur Kiondre Zachery (22), u përpoq të mbyste oficerin D. Hernandez në një sulm të paprovokuar të martën.
Zachery mund të shihet qartë duke ia hedhur në qafë peshqirin rojës 31-vjeçar, para syve të 72 burgosurve të tjerë.
Oficeri Hernandez shihet duke luftuar me të burgosurin, para se të menaxhojë të lirohet nga duart e Zachery.
Hernandez që thuhet se ishte për rreth 10 muaj roje në atë burg, thuhet se nga ky sulm ka ndrydhur kyçin e këmbës, dëmtuar gjurin, gjithashtu edhe qafën.
E Zachery që ishte i dënuar për vjedhje, tanimë është zhvendosur në një qeli të izoluar. /Telegrafi/