Kamerat e sigurisë brenda stacionit të policisë në pjesën perëndimore të Londrës, kanë filmuar momentin kur një i burgosur i thyen hundën me grusht një zyrtari policorë edhe pse i vetëdijshëm që gjasat për t’u arratisur i kishte shumë të vogla, për faktin se prapa tij kishte edhe policë tjerë.
Mubarit Cadani, 31-vjeç, është dënuar me 20 muaj burgim për sulm fizik ndaj zyrtarit policor James McGahan në stacionin e policisë Hounslow në Londër, transmeton Telegrafi.
McGahan po ia merrte të dhënat kur Cadani papritmas e sulmoi me dorën e djathtë. Por, për fat të mirë ishin kolegët e tjerë që intervenuan për ta shpëtuar kolegun e tyre, që mbeti me hundë të thyer.
“Ky është momenti shokues, kur i burgosuri sulmon pa kurrfarë arsye zyrtarin policor i cili thjesht po kryente punën e tij”, ka deklaruar detektivi David Payne që ka hetuar rastin. /Telegrafi/