Kanë rrjedhur pamjet e një rrahjeje, që ka ndodhur në njërin prej burgjeve në Britani të Madhe.
Viktima është munduar të mbrohet nga tre të tjerë, që e shkelmonin dhe e qëllonin me grushte, ndërsa i kërkonin t’jua kthente cigaret e vjedhura, transmeton Telegrafi.
Në videon që është larguar prej internetit, për shkak të përmbajtjes së rëndë, ata dëgjohen teksa e akuzojnë se u kishte borxh paratë, me të cilat kishte blerë dhe konsumuar një sasi droge sintetike.
Viktima dyshohet të jetë i pambrojtur, shantazhohej prej grupit, që i kërkonin para.
Në anën tjetër, po bëhen hetime për të zbuluar se si u filmuan dhe rrodhën pamjet, me telefonin që është futur ilegalisht brenda burgut. /Telegrafi/