Pamje të pabesueshme tregojnë një të burgosur me një thikë të vendosur në kafkën e tij duke ecur dhe duke folur sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Pedro Ferreira, 34 vjeç, i cili mund të shihet duke u ulur në një shtrat spitalor në Brazil dhe duke shpjeguar me qetësi se si u sulmua me armën e ftohtë.
Ferreira mbijetoi një sulmi të rëndë dhe nuk pësoi komplikime afatgjata pasi kirurgët në Spitalin e Restaurimit në Recife i hoqën thikën gjatë një operacioni delikat pesë orësh.
Ai u transferua nga spitali i qytetit në një burg ku shëndeti i tij mbeti i qëndrueshëm.
Krimineli, i cili u burgos në vitin 2004, ishte përfshirë në një luftë muajin e kaluar me një të burgosur tjetër në burgun e sigurimit të lartë në Ishullin Itamaraca.
Ai identifikoi sulmuesin e tij si 27 vjeçarin Antonio da Silva.
Ai i tha policisë: “Një burgosur tjetër më tha të shkoja në qelinë e Antonias. Kur mbërrita atje, ai më goditi me thikë në kokë”. /Telegrafi/