Telegrafi

I burgosuri në Burgun e Gërdovcit dyshohet se porositi ish të burgosurin ta vrasë një oficer korrektues

Një oficer i Shërbimit Korrektues të Kosovës që shërben në Burgun e Gërdovcit ka njoftuar policinë së është kanosur.

Sipas tij, një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë përmes telefonit ka porositur një ish-të burgosur tjetër që ta vrasë oficerin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/