Një burrë ka tentuar të arratiset nga burgu duke u maskuar si dele.
Jose Luis Callisaya Diaz kishte arritur – megjithëse përkohësisht – të dilte nga burgu Chonchocoro në Bolivi, ku po vuante dënimin për vrasje.
Ai veshi një xhaketë të bërë nga leshi i deles në një përpjekje për t’u fshehur, derisa zvarritej nëpër fushat aty pranë, transmeton Telegrafi.
I burgosuri ishte arratisur dhe kishte dalë në fusha më 4 shkurt.
Por, pavarësisht përpjekjes për t’u përzier si një dele, Diaz u detyrua të kthehej në qeli pasi autoritetet e kapën në flagrancë.
Në një set të çuditshëm fotografish, Jose Luis mund të shihet në të katër këmbët i veshur me lëkurën e deles, dhe pantallonat e errëta, derisa vërehet duke gjurmuar nëpër bar, duke imituar një dele.
Që kur tentoi të arratisej, autoritetet kanë marrë masa ligjore dhe disiplinore ndaj të burgosurit.
Drejtori i regjimit të vuajtjes së dënimit, Juan Carlos Limpias tha: “Oficerët e policisë së sigurisë së burgut nga Qendra e Ndëshkimit San Pedro de Chonchocoro penguan arratisjen e të burgosurit José Luis Callisaya Diaz i cili përfitoi nga moti i keq në përpjekje për të arratisje përmes njërit prej mureve të perimetrit të jashtëm të burgut”.
Burgu Chonchocoro, i njohur gjithashtu si burgu i San Pedro-s ose “El penal de San Pedro”, është burgu më i madh në La Paz, Bolivi.
Njihet si burg që është një shoqëri brenda vetes me të burgosur të aftë për të punuar dhe për të bashkëvepruar me familjet e tyre. /Telegrafi/