Është vështirë të besohet se para 12 muajsh, Jeremy Meeks ecte nëpër korridoret e burgut në Kaliforni.
Mirëpo tash, njeriu që u bë i famshëm si “i burgosuri më seksi” kur fotografia e tij u shpërnda në masë të madhe në internet, po ndjek një karrierë si model.
Në fakt ai ka debutuar në Javën e modës në New York duke ecur në pistën e modës. Meeks ka reklamuar koleksionin e rrobave të dizajnerit Philipp Plein, njofton Telegrafi.
Parakalimin e tij në pistë e kanë ndjekur yje të njohura, si Kylie Jenner, Paris Hilton e Madonna.
Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë.
Ai u lirua nga burgu në mars të vitit 2016. Tashmë modeli është i martuar dhe ka tre fëmijë. /Telegrafi/