Ka njerëz që e kanë të vështirë të përpijnë barnat që ia përshkruan mjeku, por një burrë nga Irlanda e ka përpirë një telefon mobil.
Meqenëse 29-vjeçari kishte të vjella dhe marramendje, është dashur të kontrollohet nga mjeku i burgut.
Duke parë se gjendja tij po përkeqësohet, është dërguar në Tallaght Hospitale të Dublinit, ku i është nënshtruar fotografimit me rreze X.
Pajisjen e përpirë, mjekët kanë provuar t’ia nxjerrin me disa grepa, por ka qenë e pamundur, andaj e kanë operuar.
Nuk dihet pse apo si e ka përpirë i burgosuri telefonin, por besohet se e ka bërë si pasojë e krizave nervore, transmeton Telegrafi.