Një burrë i arrestuar ka arritur të arratiset nga stacioni policor, duke i “nokautuar” dy policët me sëpatë.
Policia kishte arrestuar Vishnu Rajawat, 25-vjeç, dhe një mik të tij, por në vend se t’i mbyllte në qeli i kishin urdhëruar të ulen në korridor pa pranga në duar, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i burgosuri u afrohet nga pas zyrtarëve policorë, Umesh Babu dhe Gajraj Singh, të cilët befasisht i godet me sëpatë në kokë.
Si pasojë e goditjeve të forta që të dy policët rrëzohen në tokë pa vetëdije, ndërsa sëpatën e kishte marrë nga punëtorët që po kryenin renovimet në stacionin e policisë.
Por, intervenimi i shpejtë i policisë bëri që Rajawat dhe miku i tij të arrestohen në Madhya Pradesh të Indisë.
Për fat të mirë që të dy policët i kanë shpëtuar vdekjes, edhe pse vazhdojnë të shërohen në spitalet Delhi dhe Gwalior. /Telegrafi/