Telegrafi

Burgoset pse nuk i është bindur babait

“Ai nuk dëgjon asgjë që i them dhe i sjell turp familjes sime. Jam i lodhur nga veprat e tija të këqija. Ju lutem shtyjeni këtë djalosh në burg që të më çlironi mua”, ka thënë Sama’ila Tahir një tregtar nga qyteti Bauchi i Nigerisë.

Tahir i ka thënë gjyqit se djali i tij ka refuzuar të shkojë në shkollë dhe e ka akuzuar atë se është bërë anëtar i një grupi kriminal.

Gjykata e ka dënuar djaloshin me gjashtë muaj burgim dhe me 30 goditje me thupër të cilat janë vënë menjëherë në ekzekutim- për arsye se “djali ka qenë i padëgjueshëm ndaj prindërve të tij”.