Telegrafi

Burgoset pëllumbi kontrabandues

Zogu është kanakar i njërit prej të burgosurve dhe besohet se qese të vogla me drogë i ishin lidhur për këmbët e tij.

Gardianët e burgut në Zenica të Bosnjës ishin bërë të dyshimtë kur kishin vërejtur se katër të burgosur bëheshin “qartazi të droguar” pak pasi që një pëllumb vërehej duke u lëshuar në dritare të qelisë.

Pronari i zogut dhe tre të burgosur tjerë pas testeve të bëra rezultuan pozitiv në përdorimin e drogës.

"Dyshojmë që pëllumbi ka bartur drogën nga Tuzlla", ka thënë zëvendësdrejtori i burgut Josip Pojavnik – duke iu referuar një qyteti tjetër boshnjak rreth 65 kilometra larg.

Zogu është vendosur në paraburgim derisa të kryhet hulumtimi i rastit.

"Nuk dimë se çfarë të bëjmë me pëllumbin", ka shtuar Pojavnik. "Por, tani për tani ai do të mbetet prapa grilave".