Site icon Telegrafi

Burgoset amerikani për marrëdhënie seksuale me pelë

Ai është shpallur fajtor për të njëjtin veprim një vit më parë. Edhe atëherë ishte lëshuar në marrëdhënie seksuale më të njëjtën pelë e cila është në pronësi të Barbara Kenleyt e cila edhe herën e parë e kishte kapur “me pelë për dore”. Vereen atëherë ishte dënuar me burgim me kusht dhe ishte regjistruar në listën kombëtare të përdhunuesve seksualë.

Kenley ka thënë se në pelën e saj 21-vjeçare para disa javësh kishte vërejtur ndryshime në sjellje, por edhe infeksion të përsëritur, derisa edhe gjërat në stallë ishin zhvendosur nga vendi i tyre. Në tentim të kapjes së keqtrajtuesit, gruaja gjatë netëve të radhës kishte fjetur në stallë, por “përdhunuesi” nuk ishte paraqitur, prandaj ajo kishte vendosur që të instalojë kamera të mbikëqyrjes në stallë. Në incizimin e bërë qysh natën e parë, ajo e kishte kuptuar se bëhej fjalë për të njëjtin person. Menjëherë ka shkuar në stallë duke mos dashur që mashkulli të ikën. Ajo e ka zënë Vereen në stallë ku nën kërcënim të armës e ka urdhëruar që ta pres policinë aty ku ishte.

Nëse dënohet e presin pesë vjet burg, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press. Para disa vitesh ai ishte diagnostifikuar për çrregullime psikike, ka thënë vëllai i tij, i cili kishte besuar se ishte më mirë pas përdorimit të rregullt të ilaçeve të përshkruara.

Exit mobile version