Për shkak të mungesës së higjienës në burgjet e Kosovës, e në veçanti në atë të Dubravës, shumë prej të burgosurve kanë pasur probleme me lëkurë dhe flokë.
Arben Muriqi nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, rrëfen se gjendja e higjienës nuk ka qenë në nivelin e duhur as në vitet e kaluara.
Ai përkujton se dhe më herët në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka pasur probleme me produktet higjienike.
Storia e përgatitur nga TribunaChannel ju sqaron edhe të dhëna rreth kësaj nga Institucioni i Avokatit të Popullit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Ministria e Drejtësisë.