Site icon Telegrafi

Burgjet e Kosovës bëhen me agjentë sekretë

Drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi thotë se Njësiti i Inteligjencës që do të formohet brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të kontribuojë në sistemin e sigurisë.

Ditë më parë një i paraburgosur arrit të arratiste nga Klinika Ortopedike.

Këtë gjë personi i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë arrit ta bëjë ani pse ruhej nga gardianët.

Por, ky nuk është rasti i vetëm kur të burgosurit kanë arritur të arratisen.

Nuk janë të rralla as rastet kur prapa grilave zhvillohen aktivitet kriminale.

E për të parandaluar gjëra të tilla, brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës do të themelohet një Njësi e Inteligjencës, raporton T7, transmeton Express.

Ndërkohë, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues,  Nehat Thaçi, ky projekt është tashmë në fazën finale

Për ta kryer punën e agjentëve tashmë janë trajnuar edhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

Sipas Thaçit, këtë punë do ta kryen diku rreth 30 personave derisa ky njësitë do të bëhet operacional qind për qind në momentin e aprovimit të ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Exit mobile version