Site icon Telegrafi

Burgjet boshe të Holandës, “shtëpi” për refugjatët (Foto)

Në një ndërmarrjeje interesante për ripërdorim dhe riciklim, një agjenci shtetërore në Holandë i ka hapur dyert e burgjeve të boshatisura të shtetit për të mirëpritur azilkërkuesit e shumtë në kohën e fluksit më të madh ndonjëherë të migrimit.

Meqë shkalla e krimit dhe numri i popullatës së burgosur të shtetit kanë shënuar rënie drastike gjatë viteve të fundit, me dhjetëra qendra korrektuese janë mbyllur përgjithmonë, shkruan “National Geographic”, transmeton “Koha Ditore”.


Kështu që kur numri i emigrantëve ka filluar të rritet – me më shumë se 50.000 sish që kanë hyrë në Holandë vetëm gjatë vitit të kaluar – Agjencia Qendrore për pranimin e azilkërkuesve (COA) e gjeti zgjidhjen në këto burgje boshe.

Fotografi Muhammed Muheisen, fitues i dyfishtë i çmimit “Pulitzer” dhe fotografi kryesor i Associated Press për Lindje të Mesme, ia ka kushtuar dy vjet të jetës së tij fotografimit të krizës së refugjatëve, ndërsa njerëzit kalojnë prej një kontinenti në tjetrin.

Exit mobile version