Site icon Telegrafi

Burgim i përjetshëm për afgano-australianin që goditi këmbësorët

Melburn- Foto: AFP

Një australian, i lindur në Afganistan, u dënua me burgim të përjetshëm për përplasjen e makinës për këmbësorët në Melburn, në dhjetor të vitit 2017.

Njëzetenjë vetë u plagosën në këtë incident, përfshirë një 83-vjeçar, i cili vdiq më vonë në spital.

Dënimi i shqiptuar të enjten nga Gjykata e Lartë e Viktorias thotë se Saeed Noori, 37 vjeç, duhet të shërbejë 30 vjet në burg, përpara se të ketë të drejtë të apelojë për lirim me kusht.

Pas arrestimit, policia gjeti në kompjuterin e Noorit fotografi të sulmeve terroriste jashtë Australisë dhe video për grupin militant Shteti Islamik.

Gjykatësja e rastit tha se ishte “fat i madh” që Noori nuk ka vrarë më shumë njerëz me makinën e tij./REL/

Exit mobile version